Basketboll

MUHAMED THAQI – SHQIPTARI NGA MAQEDONIA QË LA GJURMË NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë shqiptarë, sidomos në basketbollin e pasluftës në Kosovë, është edhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Muhamed Thaçi – Muja.

AsistiOnline.com ju sjellë një profil të ish-basketbollistit shqiptar të spikatur dhe me nam nga Maqedonia i cili është lindur më 30 prill 1981 në Shkup të Maqedonisë.

Në fakt karriera e tij prej basketbollisti vijon të jetë shumë e pasur. Muja është një ish-basketbollist profesionist me karrierë tejet të pasur dhe që ka luajtur në Maqedoni, Kosovë, Hungari, por edhe Turqi, ndërsa nga ekspertë dhe njohës të basketbollit në vendin tonë me shumë të drejtë cilësohet si një ndër basketbollistët më të mirë shqiptarë ndër vite.

Muja ka luajtur profesionalisht në këto ekipe:

1998–1999 MZT Skopje(Maqedoni).
1999–2001 Vardar(Maqedoni).
2001–2002 KB MEB Prishtina(Kosovë).
2002–2003 KB Mabetex(Kosovë).
2003–2004 KB Dukagjini(Kosovë).
2004–2005 KB Mabetex(Kosovë).
2005 KB Drita Gjilan(Kosovë).
2005 Alba Fehérvár(Hungari)
2006 KB Peja(Kosovë).
2007–2008 MZT Skopje(Maqedoni).
2008–2009 Ormanspor Genclik Ankara(Turqi).
2009 MZT Skopje(Maqedoni).
2009–2010 Ormanspor Genclik Ankara(Turqi).
2010 Liria(Shkup-Maqedoni).
2010–2011 KB Trepça(Kosovë).

 

Muja me ekipet në fjalë, ka shumë trofe të fituara, si ekipore ashtu edhe individuale.

 

Pas pensionimit si basketbollist aktiv, Muja vazhdon ende të jetë i pranishëm fuqishëm në basketboll. Kjo pasiqë ushtron zejen e trajnerit. Dhe jo më larg se para dy viteve, ishte selektor i Kosovës tek meshkujt për gjeneratën(U-16). Ndërsa në stinorin e fundit(2019/20) ishte kryetrajner i skuadrës së madhe gjeorgjiane, ”Dinamo Tbilisi”, skuadër e cila drejtohet në krye nga lojtari i shumë skuadrave të NBA-së, Zaza Pachulia.

Muja jeton në qytetin e Shkupit në Maqedoni, është i martuar dhe ka dy fëmijë, vlen të ceket se i biri i tij, Meti Thaqi ka trashëguar profesionin e babait dhe është një talent tejet premtues në basketboll. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.