Basketboll

DUELI I PARË I ”PLAY OFF”-IT: NUGGETS TRIUMFOJNË PAS VAZHDIMEVE NDAJ JAZZ

Prishtinë(AsistiOnline) – Natën e sontme, ka nisur ”play off”-i i NBA-së me një ndeshje që doli të jetë tepër interesante edhe pse nuk u parashikua si e tillë, por ja që NBA liga tejkalon çdo pritshmëri pozitive.

Në këtë ndeshje hapëse për ”play off”, Denver Nuggets triumfuan ndaj Utah Jazzit me rezultat të ngushtë, 132-125 dhe atë vetëm pas vazhdimeve, pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz(115-115).

Jamal Murray me 36 pikë, shkëlqeu në këtë fitore të madhe të Denverit sonte, ndërsa u dallua edhe Nik Jokic me 29 pikë e 10 kërcime.

Përderisa tek Utah Jazz s’mjaftuan për fitore, Donovasn Mitchell që arriti plotë 57 pikë(rekord karriere për të), por as Joe Ingles me 19 pikë.

Denveri e nisi me fitore ”play off”-in, ndërsa Utah me humbje, vlen të ceket se skuadra që arrin dy fitore, plasohet në raundin e dytë të ‘play off”-it. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.