Basketboll

KAMPIONI E NISË ME FITORE TË THELLË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i NBA-së, Toronto Raptors e ka nisur me fitore të thellë ”play off”-in e sivjetmë.

Raptors kanë mposhtur, Brooklyn Netsat me rezultat të thellë 134-110 dhe kështu avancojnë 1-0 në seri për ndeshje.

Fred VanVleet ishte i jashtëzakonshëm te Toronto. Ai shkëlqeu me 30 pikë e 11 asistime.

Te Brooklyni u dallua Timothe Luwawu-Cabarrot me 26 pikë e 7 kercime.

Ndeshja e dytë e serisë do të luhet më 19 gusht në ora 19:30.

Komentet janë të mbyllura.