Basketboll

BEFASIA E PARË NË PLAY OFF, ORLANDO TRIUMFON NDAJ MILWAUKEET

Prishtinë(AsistiOnline) – “Nikoqirët” e sivjetmë të “Play Off”-it të NBA-së, Orlando Magic e kanë nisur në mënyrë perfekte këtë fazë të garës me fitore të madhe ndaj Bucks.
 
Magic të prirë nga ylli i skuadrës, Nik Vucevic, kanë mposhtur Milwaukeen e Antetokounmpos me rezultatin final të sfidës, 110-122.
 
Për këtë fitore të madhe të Orlandos sonte, kontribuesi kryesor ishte, Nikola Vucevic me double double, 35 pikë e 14 kërcime, por u dallua edhe Terence Ross me 18 sosh.
 
Tek Bucks s’mjaftoi për fitore super-ylli i skuadrës, Giannis Antetokounmpo që realizoi 31 pikë e 17 kërcime.
 
Tash, Orlando avancon 1-0 në seri të play off-it, ndërsa sfida e radhës mes këtyre dy ekipeve zhvillohet pas tre ditësh. Skuadra që arrin 4 fitore, kualifikohet në fazën e dytë. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=Au3TWcac_FM

Komentet janë të mbyllura.