Basketboll

MËSOHET SE SA DO TË MUNGOJË HAYWARD PËR BOSTONIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics nuk do të mund të llogarisin në njërin nga lojtarët kyç të skuadrës, Gordon Hayward për plotë katër javë rresht.

Basketbollisti i Bostonit, Gordon Hayward do të jetë jashtë parketit, për katër javët e ardhshme, pasi pësoi një lëndim të këmbës në ndeshjen e parë të play off-it, që Celtics e fituan të hënën ndaj Philadelphias.

Hayward që u largua para kohës së rregullt, kundër Philadelphia, në ndeshjen e parë të serisë së play off-it, deri para lëndimit në këtë ndeshje kishte kontribuar me 12 pikë, 4 kërcime dhe 4 vjedhje topash.

30-vjeçari Hayward me Bostonin sivjet ka pasur mesatare prej, 17.5 pikë, 6.7 kërcime dhe 4.1 asistime për ndeshje. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.