Basketboll

JAMES DHE DAVIS SHKËLQEJNË, LAKERS MARRIN AVANTAZHIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra favorite për titullin e NBA-së sivjet, LA Lakers e ka fituar edhe ndeshjen e dytë me radhë ndaj Portlandit, për të marrë avantazhin e serisë së parë të play off-it.

Lakers kanë arritur të mposhtin ekipin e Portlandit me shifrat e përgjithshme, 108-116, në një ndeshje tejet të fortë fhe e cila e dha fituesin vetëm në minutat e fundit.

Në këtë fitore të Lakers shkëlqyen, LeBron James me 38 pikë, 12 kërcime e 8 asistime, si dhe Anthony Davis me 29 pikë, 11 kërcime e 8 asiste.

Tek Portland s’mjaftuan për fitore, Damian Lillard me 34 pikë, por as Mc Collum me 28 pikë.

Tash seria e fitoreve bartet 2-1 në të mirë të Lakers dhe ndeshja e radhës mes skuadrave luhet më 25 gusht. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.