Basketboll

LEGJENDAT NUK VDESIN KURRË: KOBE SOT DO TË MBUSHTE 42 VITE

Prishtinë(AsistiOnline) – Një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave Kobe Bryant, sivjet ndërroi jetë tragjikisht në një përplasje me helikopter në Kalifornia të SHBA-ve.

Legjenda, Kobe Bryant ndërroi jetë tragjikisht sivjet më 26 janar, duke tronditur mbarë opinionin e basketbollit në botë.

Një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave vdiç, në një përplasje me helikopterin në të cilin po udhëtonte në Kaliforni, në të cilën humbi jetën ai dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna.

Sot disa muaj pas vdekjes tragjike të tij, më 23 gusht, Kobe do të festonte ditëlindjen e 42-të po të ishte gjallë.

Ntyrisht Bryant përherë do të mbahet mend nga komuniteti dhe adhuruesit e basketbollit në botë si ikonë e këtij sporti.

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.