Basketboll

EDHE LEONARD LAVDËRON PARAQITJEN E MBRËMSHME TË DONÇIÇ

Prishtinë(AsistiOnline) – Paqraqitjen spektakolare të Luka Donçiçit mbrëmë, e ka lavdëruar edhe kundërshtari i tij nga LA Clippers, Kawhi Leonard i cili pati fjalë të mëdha për super-yllin slloven.

Kawhi Leonard dha mendimin e tij për Luka Donçiç dhe për performancën e tij të jashtëzakonshme në ndeshjen e katërt të play off-it.

Pas humbjes 133-135 të Los Angeles Clippers, ndaj Dallas Mavericks në ndeshjen e katërt, Kawhi Leonard foli me gazetarët në lidhje me lojën e fundit, ku Luka Donçiç vendosi fituesin e ndeshjes nga vija për tre pikë.

Ta ndërrojmë kur lirohet, ky ishte plani i lojës për të. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, bëri një goditje të shkëlqyeshme. Ai arriti në vendin e tij dhe e bëri atë në kohën e duhur dhe me të vërtetë është një lojtar i jashtëzakonshëm“, tha Leonard.

Leonard gjithashtu foli për bashkëlojtarin e tij, Paul George dhe përmendi se ai nuk heq dorë nga shoku i tij i skuadrës.

Unë thjesht i them që të vazhdojë më tej. Koha e tij po vjen dhe ne do jemi përkrah tij si ekip“, tha Leonard. /AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.