PRISHTINA VAZHDON BASHKËPUNIMIN ME 3 LOJTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me 3 basketbolliste që ishin pjesë e klubit edhe vitin e kaluar.
Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, klubi kryeqytetas ka njoftuar se ka vazhduar kontratat me basketbollisten nga Shqipëria, Exhi Xhanaj, por edhe me lojtaret e reja vendore, Enisa Kamerolli dhe Besjana Martinaj.
Tek klubi prishtinas janë paralajmëruar edhe vazhdime të reja, por edhe transfere gjatë ditëve në vijim. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.