Basketboll

CLIPPERS ME FITORE TË THELLË, RIKTHEJNË AVANTAZHIN E SERISË

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Clippers e kanë rikthyer përsëri në anën e tyre, avantazhin e serisë së fazës së parë të play off-it në NBA.

Djelmoshat e Dock Riversit, kanë arritur të mposhtin ekipin e Dallasit me rezultat bindës dhe të thellë, 154-111, falë lojës së mirë të Paul George dhe Kawhi Leonard, por të ndihmuar edhe nga bashkëlojtarët e tjerë të skuadrës.

Në këtë sfidë për Clippers, spikati George që realizoi 35 pikë, 3 kërcime e 2 asiste, ndërsa Leonard shënoi 32 pikë, pati 7 kërcime dhe asistoi 4 herë.

Tek Dallasi s’mjaftoi për fitore, slloveni Luka Donçiç me 22 pikë, 8 kërcime dhe 4 asiste.

Tash seria e ndeshjeve kalon në të mirë të Clippers(3-2) dhe ndeshja e radhës mes skuadrave, që mund të jetë e fundit për dallasin sivjet, zhvillohet më 28 gusht.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=aQr9pZFxBsA&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.