BASHKIMI(F) ZYRTARIZON TRANSFERIN E PARË PËR EDICIONIN E RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, ka zyrtarizuar transferin e parë për edicionin 2020/21.
Klubi prizrenas sot ka njoftuar, se ka arritur marrëveshje me basketbollisten, Marigona Rushiti që së fundi ishte pjesë e klubit të Prishtinës për disa vite me radhë.
”Marigona Rushiti është përforcimi i ekipit tonë për sezonin e ri. Rushiti ka qenë pjesë e Prishtinës dhe ka fituar gjithçka që mund të fitohet në basketbollin tonë. Gjithashtu, ajo mbanë edhe rekordin për më së shumti pikë të shënuara – 116 pikë. Mirësevjen Marigona”, thuhet në njoftimin e prizrenasve.
Ditë më parë, Bashkimi emëroi në krye të shtabit teknik, Fabian Gjukën dhe vazhdoi kontratat e basketbollisteve, Arbnore Pëçruku, Saranda Daci, Gresa Gashi, Dea Çejku dhe Arba Hashani, ndërsa tek klubi prizrenas ditëve në vijim pritet të zbarkojnë edhe disa transfere.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.