Basketboll

AURON VILA FILLON RITESTIMIN TEK EFESI

Prishtinë(AsistiOnline) – Talenti prizrenas, Auron Vila ka mbërritur në shtetin të Turqisë për pjesën e dytë të provave tek gjiganti i basketbollit turk dhe evropian, Anadolu Efes.

Sipas postimeve të prindit të tij në rrjetet sociale, basketbollisti i ri prizrenas tashmë ka mbërritur për prova në klubin e njohur turk, Anadolu Efes dhe me të cilët ditën e djeshme ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë e cila ka qenë e kënaqshme në bazë të përshtypjeve të para.

Vila për disa ditë me radhë do të testohet tek grupmoshat e reja të klubit të famshëm turk dhe për këtë vazhdimisht ka punuar si në përgatitje fizike ashtu edhe në teknikë basketbolli me qëllimin e vetëm që ta bindë stafin e Efesit ti ofrojë kontratë.

Të kujtojmë se basketbollisti i talentuar prizrenas edhe vitin e kaluar, ishte në prova disa ditore tek gjiganti i basketbollit turk dhe me rekomandimin dhe ftesën e tyre, tashmë është edhe sivjet është aty me mundësi eventuale që të sigurojë kontratë për tu bërë pjesë e tyre.

AsistiOnline.com si çdoherë pranë basketbollistëve dhe shpresave të reja edhe vitin e kaluar, por edhe tash ka raportuar në vazhdimësi për rastin e talentit nga qyteti i Prizrenit, për të cilin shpresojmë dhe besojmë se do i bindë trajnerët e klubit turk që të mbetet pjesë e tyre.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.