Basketboll

HEAT NJË FITORE LARG FINALES, BUCKS VAZHDOJNË TË ZHGËNJEJNË

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat e kanë arritur edhe fitoren e tretë me radhë ndaj Milwaukee Bucks, në kuadër të gjysmëfinales së lindjes në NBA.

Heat kanë mposhtur ekipin e Bucks edhe në sfidën e tretë dhe kësaj here me rezultat, 115-100, duke qenë afër kalimit të kësaj serie me deklasim ndaj Bucks nga të cilët është pritur më shumë në këtë fazë.

Kontribuesit kryesorë në këtë fitore të Heat ishin, Jimmy Butler me 30 pikë dhe Bam Adebayo me 20 pikë e 16 kërcime.

Tek Bucks s’mjaftoi për fitore, Brook Lopez me 22 pikë.

Tash seria e fitoreve ngritet në 3-0 në të mirë të Heat dhe ndeshja e radhës e që mund të jetë e fundit për Bucks në këtë edicion, luhet më 6 shtator.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.