Basketboll

KONFIRMOHET LAJMI I ASISTIT: ZENELAJ VAZHDON ME PRIZRENIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti therandas, Urim Zenelaj edhe zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me ekipin e Ponte Prizrenit.

Është vetë skuadra prizrenase, që ka njoftuar pak momente më herët se e ka blinduar në skuadër së paku edhe për një stinor, qendrën më të mirë vendore në basketbollin e Kosovës dhe këtë lajm, pak javë më parë e kishte paralajmëruar ekskluzivisht AsistiOnline.com dhe në fakt ashtu edhe po del të jetë.

Gjigandi 212 cm, Urim Zenelaj do jetë së paku edhe për një stinor te Ponte Prizreni. Është e qartë dhe e definuar se Zenelaj premtoi që do përfundoj karrierën në klubin tonë gjë që vitet po e dëshmojnë që kjo do ndodhë. Urim Zenelaj ka qenë pjesë e shumë skuadrave Kosovare dhe ka treguar gjithmonë vlerë e kualitet, por jemi të lumturë që kulmin e karrierës e ka prekur tek skuadra jonë në dy vitet e fundit, ku ai ndihet i privilegjuar të mbrojë ngjyrat bardh e zi në shenjë mirënjohjeje përkundër, shumë ofertave që i erdhën në adresë të tij sidomos ditëve të fundit. Respektin dhe dashurinë që e ka “MBRETI I TRAPEZIT” ndaj PONTE PRIZRENIT bën që ne të vlersojmë atë edhe njëherë më shumë se ai ne”, thuhet në njoftimin e skuadrës simpatike të elitës së basketbollit të Kosovës.

Zenelaj me klubin prizrenas në edicionin 20/21 kishe statistika impresive me double, double, 14.0 pikë, 14.7 kërcime, 3.0 asistime, si dhe 2.0 bllokada për ndeshje. Dhe në përzgjedhjen e më të mirëve të vitit nga ASISTI, Zenelaj ishte zgjedhur MVP i stinorit 2019/20 në Superligën e Kosovës në Basketboll.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.