Basketboll

EKSKLUZIVE: PONTE PRIZRENI ARRIN MARRËVESHJE ME LOJTARIN E DYTË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit po vazhdon të jetë, ndër dy ekipet më aktive në merkaton e basketbollit kosovar sivjet.

AsistiOnline.com nga burime të mirë-informuara me klubin prizrenas, ka mësuar ekskluzivisht se skuadra e Ponte Prizrenit është afër arritjes së marrëveshjes me alo-qendrën amerikane, Josh Martin dhe në ditët në vijim ky transfer pritet të bëhet zyrtar.

Martin që luan në pozitat 3/4, është i gjatë 201 centimetra dhe së fundmi është paraqitur tek skuadra e ”Santa Clara University” në ligën e njohur në SHBA – NCAA 1, ku për 29 ndeshje të zhvilluara ka pasur mesatare prej, 5.2 pikëve, 7.9 kërcimeve dhe 1.3 asisteve për ndeshje.

Të kujtojmë se Ponte Prizreni është një nga dy skuadrat më aktive në merkaton e verës sivjet, duke rinovuar bashkëpunimin me shuimicën e lojtarëve kyçë nga edicioni i kaluar si: Urim Zenelaj, Blend Matoshi, Qëndrim Ajazaj, Mendrit Ademi, Ty Nichols , Leorit Morina, Ensar Muriqi, Endrit Shemsedini, Edison Krasniqi, dhe Jon Pirana.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.