Basketboll

PRISHTINA VAZHDON BASHKËPUNIMIN ME LOJTAREN KRYESORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, ka ‘blinduar’ lojtaren kryesore të saj në vitet e fundit për së paku edhe për një stinor.

Vashat kryeqytetase do ta kenë bashkëlojtare së paku edhe për një vit, Irma Konjushën, për të cilën faqja zyrtare e klubit prishtinas njoftoi se e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një stinor me të.

Irma Konjusha vazhdon kontratën edhe për nje vit me klubin tonë. I dëshirojmë suksese në edicionin e ri drejt synimeve te klubit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Prishtina.

Konjusha në stinorin e fundit tek Prishtina luajti me mesatare prej, 16.6 pikë dhe 8.3 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.