Basketboll

SHKËLQIM BAJRAMI BASKETBOLLISTI I RADHËS NGA KOSOVA PËR NË SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Depërtimi i basketbollistëve kosovarë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vazhdon me intenzitet të lartë.

Rasti i fundit që një basketbollist nga Kosova ka përfituar kontratë me një kolegj amerikan, është ai i gjigantit 2.14 centimetra, Shkëlqim Bajrami i cili është bërë pjesë e një Universiteti mjaftë të njohur në SHBA, ”Berkeley College” me seli në New York.

Në një bisedë për AsistiOnline.com, Bajrami ka folur për mënyrën se si ka nisur të merret me basketboll, trajnerët dhe klubet me të cilët ka punuar, rrugëtimin për në SHBA, por edhe për planet e së ardhmes.

Hapat e parë të baskebollit i kam marrë nga trajnerët, Albert Sylejmanit dhe Ibrahim Karabegu, kur kam filluar të luaj në moshën 15 vjeçara, fillimisht kam luajtur në Sigal Prishtinë dhe pastaj kam kaluar te Prishtina e Re me të njejtit trajnera, pastaj e fillova rrugëtimin për në SHBA, ku tash së fundi kam nënshkruajtur me kolegjin ”Berkeley College”. Jam i kënaqur me angazhimin në ekip. Klubi dhe lojtarët e tjerë më kanë pritur mjaft mirë. Aktualisht jemi në përgatitje e sipër dhe shpresoj se do të shkojmë për së mbari angazhimi i ri. Në të ardhmen e afërt shpresoj të marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës, sepse është krenari të luash për vendin nga vjen. Normalisht planet për të ardhmen janë, që të ngritem sa më shumë si lojtar dhe pse jo të luaj në ligat më të forta të basketbollit në botë”, tha Bajrami që ka një gjatësi të jashtëzakonshme dhe që premton shumë për të ardhmen.

Shpresojmë që Shkëlqimi të ketë një të ardhme të suksesshme në basketboll dhe ti bashkangjitet edhe Përfaqësueses së Kosovës që të kemi një Reprezentacion që ju bën ballë edhe shteteve të mëdha evropiane.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.