Basketboll

U LARGUA NGA HOUSTONI, D’ANTONI DREJT SKUADRËS SË RE NGA NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i vjetër amerikan, Mike D’Antoni mund të bëhet me skuadër të re, pas largimit nga Houston Rockets.

Trajneri me përvojë, Mike D’Antoni u largua nga Houston pas katër vitesh qëndrimi, vetëm disa ditë pasi u eleminua nga LA Lakers në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore të NBA-së.

Unë dua të falënderoj D’Antoni dhe gruan e tij për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm. Mike është një profesionist i vërtetë dhe një mendje e pabesueshme basketbolli. Ai është një fitues i vërtetë dhe ne jemi të bekuar që kemi pasur një trajner kaq të shquar në Houston për katër vitet e fundit“, tha pronari i Rockets, Tilman Fertita.

Me trishtim dhe keqardhje të madhe, unë njoftoj se udhëtimi im i pabesueshëm në Houston ka mbaruar. Po kaloj në një kapitull të ri“, kishte thënë eksperti 69-vjeçar, pas marrjes së vendimit për largim.

Mediat amerikane vazhdimisht po shkruajnë se D’Antoni shumë shpejtë mund të bëhet me skuadër të re dhe interesimin më të madh për të e ka treguar Philadelphia 76ers, por edhe Indiana ka shprehur interesim për veteranin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.