Basketboll

PARASHIKIMI I MUHAMED THAÇIT, PËR SERINË FINALE TË LINDJES [BOSTON-MIAMI]

Prishtinë(AsistiOnline) – I cilësuar si ndër basketbollistët më të mirë shqiptarë të gjithë kohërave, shkupjani Muhamed Thaqi po e sheh si shumë interesante dhe të paparë serinë finale të Konferencës Lindore në NBA, për këtë sezon.

Në një pronocim për AsistiOnline.com, Muja e ka analizuar serinë e finales së Lindjes në NBA, ndërmjet Bostonit dhe Miamit dhe është shprehur i bindur se kjo sfidë do dhurojë spektakël dhe do të jetë e paparë deri në fund.

Tash me një ”play off” të pazakontë ne dashamirët e basketbollit, përsëri po rrimë zgjuar tërë natën për të shikuar NBA-në në ‘bubble” me ”play off” që ka sjellur shumë surpriza dhe një ndër to është edhe Miami…
Tashmë në finale kundër Boston Celtics ekipi i cili qe disa vite janë bashkë me trajner të njejtë dhe me disa lojtarë qe po rriten në ”super-stara”. Sa i përket kësaj serie finale, besoj që do jetë shumë interesante dhe nuk do të ketë favorit, por sipas lojërave të zhvilluara të dy ekipet kanë luajtur super-mbrojtje dhe kanë treguar basketboll kualitativ, por mendimi im është se Bostoni do të kalojë në finale edhe pse nëse Miami shkon tutje nuk do jetë surprizë, duke e ditur se Jimmy Butler e ka marrë mbi supe ekipin. Noancat e vogla do ta zgjedhin fituesin e kësaj serie, dëshiroj ti shohim 7 lojëra mes këtyre ekipeve me super-basketboll”, u shpreh Muja që dikur dridhte parketet kosovare.

Sfida e parë e serisë finale të Konferencës Lindore në NBA, ndërmjet Boston Celtics dhe Miami Heat, luhet sonte pas mesnatës me fillim nga ora 00:30 sipas kohës sonë lokale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.