Basketboll

DENVERI THYEN PRITSHMËRITË, ELIMINON CLIPPERS DHE ARRIN FINALEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets i kanë thyer pritshmëritë e arritjes në ”play off” për këtë stinor, pasiqë janë kualifikuar në finale të Konferencës Perëndimore në NBA e që në fakt nuk ishte pritur.

Nuggets kanë arritur të mposhtin në ndeshjen e shtatë të serisë, favoritin apsolut në letër, LA Clippers me rezultat, 89-104 dhe kështu e kanë arritur historikisht dhe për herë të parë që nga viti 2009, finalen e Konferencës.

Edhe në këtë fitore kruciale për Denverin, shkëlqyen dyshja: Jamal Murray me 40 pikë, 5 asistime e 4 kërcime dhe Nikola Jokic që luajti me triple-double prej 16 pikëve, 22 kërcimeve e 13 asistimeve.

Te Clippers s’mjaftuan për fitore, Montrezl Harrell me 20 pikë, dhe as super-yjet e skuadrës që në këtë ndeshje dështuan ti ndihmonin skuadrës për tu kualifikuar në finale, Leonard luajti me 14 pikë, kurse George me 10 sosh. Që të dytë nuk arritën të shënojnë asnjë pikë në çerekun e fundit.

Denver u bë skuadra e parë në histori të NBA-së, që nga disavantazhi prej 3-1 në dy raundet e para, të kualifikohet në finale. Ndërsa edhe gjysmëfinalen ndaj Utah Jazz, para se të kalonte në finale e kishte rikthyer serinë nga 3-1 në 4-3.

Në finale të Konferencës Perëndimore, Nuggets do të takohen me Los Angeles Lakers dhe ndeshja e parë e serisë luhet më 19 shtator.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=VvXCIm3GFUM

Komentet janë të mbyllura.