Basketboll

PËRCAKTOHET DUELI FINAL I SUPERKUPËS SË FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi zyrtar, sot ka bërë të ditur se stinori i ri në basketbollin kosovar femëror, pritet të fillojë me ndeshjen finale të Superkupës.

Edicioni i ri në basketbollin e femrave do të nisë me ndeshjen e Superkupës ndërmjet Bashkimit dhe Kosovahome Prishtina. Kjo sfidë do të zhvillohet më 18 tetor dhe për vendin e zhvillimit të ndeshjes, do të vendoset më vonë.

Skuadra prizrenase dhe ajo prishtinase, që edicionin e kaluar luftuan për të gjitha trofetë, sa i përket kampionatit do të ndeshen në javën e tretë në Prizren.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.