Basketboll

VAZHDOJNË PROBLEMET, PEJA BLLOKOHET PËRSËRI NGA FIBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Problemet me financa janë rikthyer përsëri tek skuadra e Pejës, që s’po gjen rehati në asnjë mënyrë.
 
Ekipi pejan që në stinorin e fundit e fitoi Kupën e Kosovës dhe ishte e vetmja skuadër që e mbylli edicionin me trofe, sërish është bllokuar nga FIBA, që të transferojë lojtarë si pasojë e borxheve të papaguara ndaj kësaj të fundit, është bërë e ditur në një shkrim të botuar nga Koha Ditore.
 
Ky lajm është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të FIBA-s, ndërsa është konfirmuar edhe nga drejtues të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
 
Arsyejet e bllokimit për skuadrën pejane, janë shkaku i mospagesës së kësteve të borxheve të papagura më herët e që BAT, menjëherë ka vepruar me sanksionim për skuadrën pejane duke i’a bllokuar transferet.
 
Skuadra e Pejës në edicionin e ri edhe nëse vendos të garojë, do ta ketë shumë problematike situatën, për faktin se nëse nuk ndryshon diçka në relacionet me dënimet e FIBA-s, mund të llogarisë vetëm në lojtarë të cilët i ka pasur të regjistruar në edicionin e kaluar, ndërsa nuk mund të transferojë lojtarë të rinjë.
 
Vlen të ceket se Peja është paraqitur për regjistrim në FBK, për edicionin e ri garues, ndërsa poashtu është nominuar që të luajë edhe në ”Ligën Unike” me Shqipërinë që pritet të fillojë në tetor, sikurse kampionati kosovar.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.