NJË JAVË DERI NË MBYLLJEN FINALE TË AFATIT KALIMTAR PËR BASKETBOLLISTË/E
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme bëhen edhe fiks një javë apo 7 ditë, deri në mbylljen përfundimtare të afatit kalimtar për basketbollistë/e në merkaton kosovare.
Afati kalimtar për basketbollistë/e fillimisht ishte paraparë që të mbyllet më 7 shtator, por duke parë vonesën e klubeve kosovare në përgatitje për stinorin e ri, bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, vendosi që ta shtyej afatin kalimtar.
Kështu, Bordi i FBK-së kishte vendosur që afati kalimtar për basketbollistë/e të jetë deri më 28 shtator në ora 14:00 që i bije të mbyllet fiks pas një jave.
Ndërkohë, afati i fundit për dorëzimin e Rosterit final është deri më 29 shtator, po ashtu në ora 14:00.
Në njoftimin e lëshuar ditë më parë nga FBK-ja, poashtu është thënë se klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: komesari@basketbolli.com.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.