Basketboll

ZYRTARE: BILLY DONOVAN BËHET ME SKUADËR TË RE NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Tekniku amerikan, Billy Donovan disa ditë pas largimit nga skuadra e Oklahoma City Thunder, tashmë e ka gjetur ekipin që do ta drejtojë në stinorin e ri.
 
Donovan do të vazhdojë të mbetet në NBA, por nga tash do ta ketë nën-urdhërat e veta, ekipin e Chicago Bulls me të cilët mbrëmë ka nënshkruajtur marrëveshje bashkëpunimi.
 
Unë dua të falënderoj Jerry, Michael, Arturas dhe Marc për mundësinë për të stërvitur Chicago Bulls. Unë gjithashtu dua t’i falënderoj ata për kohën dhe përpjekjen që kanë bërë në këtë proces punësimi. Jam i ngazëllyer për partneritetin me Arturas ndërsa punojmë së bashku në emër të këtij ekskluziviteti historik“, tha trajneri i ri i Bulls, Billy Donovan.
 
Ne jemi shumë të kënaqur që mirëpresim Billy dhe familjen e tij në Chicago Bulls. Suksesi që ai ka arritur gjatë karrierës së tij si trajner e vë atë në një nivel tjetër. Ne e ndiejmë aftësinë e tij për të ndihmuar lojtarët e tij të arrijnë potencialin e tyre, si individualisht ashtu edhe kolektivisht, do të shkojë mirë me listën tonë. Qoftë si lojtar apo si trajner, ai ka fituar kudo që karriera e tij e ka marrë dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë këtu në Çikago“, tha Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Chicago Bulls – Arturas Karnisovas.
 
Donovan vije si trajner tek skuadra e Bulls, pas 5 stinorëve të kaluar me shumë sukses tek skuadra e Oklahoma City Thunder, me të cilët luajti për po aq sezone në ”play off”.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.