Basketboll

MIAMI THELLON SERINË, NJË FITORE LARG FINALES

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat e kanë arritur edhe fitoren e tretë të serisë finale të lindjes, ndaj Boston Celtics duke i’u afruar kështu finales së përgjithshme të garës.

Në fakt, Heat kanë mposhtur Celtics me rezultat të ngushtë, 112-109, por shumë i vlefshëm në luftë për të kaluar këtë seri finale të Konferencës.

Më i merituari në këtë fitore të madhe të Miamit, padyshim që ishte, i riu Tyler Herro me rekord pikësh në karrierë, gjithsejt 37 sosh, 6 kërcime si dhe 3 asiste, por u dallua edhe Jimmy Butler me 24 pikë e Goran Dragiç me 22 sosh.

Tek Celtics që janë afër eliminimit, s’mjaftuan për fitore, Jayson Tatum me 28 pikë e Jaylen Brown me 21 sosh.

Tash seria e ndeshjeve thellohet në 3-1, në të mirë të Miamit dhe ndeshja e pestë e serisë luhet më 26 shtator.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.