Basketboll

THELLOHET SERIA, LAKERS AFËR FINALES SË PËRGJITHSHME

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Lakers janë afër kalimit në finalen e përgjithshme të NBA-së, pas fitores së mbrëmshme ndaj Denver Nuggets.

Lakers kanë mposhtur në ndeshjen e katërt, ekipin e Michael Malones me rezultat të përgjithshëm, 108-114, në një ndeshje tejet interesante që në fund me meritë i’u takoi djelmoshave të Frank Vogel.

Në këtë fitore, Lakers u udhëhoqën nga dyshja e zakonshme, Anthony Davis që realizoi 34 pikë dhe LeBron James që pati 26 pikë.

Tek Denveri s’mjaftoi performanca fantastike e Jamal Murray me 32 pikë e 8 asiste.

Tash seria e ndeshjeve mes këtyre skuadrave thellohet në 3-1, për Lakers dhe ndeshja e pestë mes tyre luhet më 27 shtator.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.