Basketboll

BOSTONI S’DORËZOHET, SERIA NGUSHTOHET

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics nuk janë duke u dorëzuar në serinë finale të lindjes, përkundër disavantazhit ndaj Miami Heat.

Celtics kanë arritur të mposhtin Miamin, në ndeshjen e pestë me rezultat, 121-108, për të shpresuar në rikthimin e serisë në anën e tyre edhe pse do të jetë e vështirë. Dhe vlen të ceket se gjatë pjesës së parë, Miami kishte avantazhin e ndeshjes, por në çerekun e tretë, lojtarët e Bostonit realizuan plotë 41 pikë dhe kthyen avantazhin në anën e tyre, duk e fituar komplet ndeshjen në fund.

Jayson Tatum me 31 pikë e 10 kërcime, ishte më i miri në këtë fitore shumë të rëndësishme të Bostonit, por me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown me 28 pikë e 8 kërcime.

Tek Heat s’mjaftuan për fitore, Goran Dragiç me 23 pikë e as Duncan Robinson me 20 sosh.

Tash seria e ndeshjeve mes skuadrave ngushtohet në 3-2 për Miamin dhe ndeshja e radhës mes tyre luhet më 28 shtator.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.