Basketboll

LAKERS ARRIJNË FINALEN E MADHE TË NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas 10 viteve pritje, më në fund Los Angeles Lakers janë kualifikuar në finalen e madhe të NBA-së, pas fitimit të serisë së perëndimit në mesnatë ndaj nDenver Nuggets.

Lakers mposhtën Denver Nuggets në ndeshjen e pestë të serisë me rezultat, 117-107 dhe kështu u kualifikuan në finalen e madhe dhe të përgjithshme të NBA-së, pas 10 vitesh mungesë.

Si zakonisht, super-ylli LeBron James shkëlqeu edhe në këtë takim me shifrat magjike në basketboll, triple-double: 38 pikë, 16 kërcime e 10 asiste, por u dallua edhe Anthony Davis me 27 pikë e 5 kërcime.

Tek Nuggets s’mjaftuan për fitore, Jeremi Grant e Nikola Jokic me nga 20 pikë.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme prej 4-1, Lakers u kualifikuan në finalen e përgjithshme të NBA-së, atje ku e presin fituesin e duelit, Boston-Miami që aktualisht janë 3-2 me përparësi të Miamit.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.