Basketboll

JAMES PËRSËRI NË HISTORI TË NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-ylli i LA Lakers, LeBron James dje përveç që e dërgoi ekipin e tij në finalen e përgjithshme të NBA-së, hyri edhe personalisht në histori të kësaj gare.

LeBron James do të jetë në finalen e 10-të në karrierën e tij dhe kështu bëhet vetëm lojtari i katërt në histori të NBA-së që e arrin këtë sukses(Bill Russell 12, Sam Jones 11 dhe Kareem Abdul-Jabbar 10).

Përveç kësaj duhet cekur faktin se, James ka arritur 10 herë në finale të kësaj gare, me 3 ekipe të ndryshme të NBA-së dhe padyshim, që hyn në mesin e lojtarëve më të mirë në histori të basketbollit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.