Basketboll

FBK VENDOS DATAT E SAKTA, SE KUR LUHET SERIA E ”PLAY OUT”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit më në fund, ka vendosur për datat zyrtare të zhvillimit të ndeshjeve të ”play out”-it, nga të cilat e mësojmë emrin e anëtarit të ri të Superligës së Kosovës.

Bordi i FBK-së sot ka vendosur që ndeshjet e ”play-out”-it të zhvillohen më 14 dhe 17 Tetor 2020.

Të kujtojmë se në këtë seri të dy ndeshjeve, do të takohen, Trepça – As Prishtina dhe skuadra që arrin rezultat më të mirë me shënime nga të dyja ndeshjet, do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës për edicionin 2020/21.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.