Basketboll

SONTE NISË SPEKTAKLI I FINALES SË PËRGJITHSHME NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Në mesnatën e sontme nisin ethet më të mëdha të super-finales së përgjithshme të NBA-së.

Në këtë seri finale e që padyshim pritet të jetë spektakolare do të takohen, Los Angeles Lakers dhe Miami Heat, skuadra të cilat kanë arritur në finalen e përgjithshme, pas fitimit të konferencave përkatëse(Lakers-perëndimin) dhe (Miami-lindjen).

Lakers kishin mposhtur në seri të përgjithshme prej 4-1 në finalen e perëndimit, ekipin e Denver Nuggets, ndërsa ekipi i Miamit triumfoi në seri 4-2, ndaj skuadrës së Boston Celtics dhe kështu tash, do të luajnë në finalen e përgjithshme të NBA-së e cila pritet të jetë shumë interesante.

James e Davis me një anë dhe në anën tjetër, Butles e Adebayo, cila do jetë dyshja fituese mbetet të shihet në serinë mes tyre e cila mund të shkojë deri në ndeshjen e shtatë

Ndeshja e parë finale e kësaj serie, luhet sonte me fillim nga ora 03:00 e mesnatës, sipas kohës sonë lokale dhe transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në Platformën më të mirë në vendin tonë, Art Motion(Art Sport 1).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.