Basketboll

PROGNOZIMI I ARBNOR RIFATIT, PËR STARTIN DHE FINALEN: LAKERS-MIAMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë mbetur në më pak se 4 orë, deri tek fillimi i serisë së finales së NBA-së, ndërmjet LA Lakers-Miami Heat, që pritet të jetë shumë interesante.

Por si e sheh këtë ndeshje hapëse të finales dhe në përgjithësi serinë finale mes këtyre dy ekipeve, trajneri i skuadrës elitare kosovare të Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati i cili për AsistiOnline.com ka folur në pika të shkurta për këtë sfidë.

Skuadra e LA Lakers nga fillimi i kampionatit ka qenë favorite në letër, por Miami Heat ishte skuadër surprizë e këtij play off’i, ndoshta pse ndeshjet u luajtën në teren neutral dhe kjo ndikoi, por mbrojtja e fortë të cilën e aplikon Miami, shumë lehtë mund të bëjnë edhe befasinë në ndeshjen e parë, por në fund padyshim që Lakers do të del kampion i NBA-së”, u shpreh Rifati.

Ndeshja e sontme, Lakers-Miami, nisë nga ora 03:00 me kohën tonë lokale dhe transmetohet në Art Sport 1, si dhe Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.