Basketboll

PËRKUNDËR FITORES, JAMES I PAKËNAQUR ME EKIPIN E TIJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James nuk ishte aspak i kënaqur me mënyrën se si ekipi i tij e mbylli ndeshjen e parë të finales së NBA, kundër Miami Heat në mesnatën që lamë pas.

Edhe pse Lakers fituan mjaft rehat me 18 pikë dallim(116-98), humbën çerekun e katërt me 8 pikë minus dhe kjo për ‘kingun’ James është e papranueshme.

Në fakt nuk më pëlqen mënyra se si kemi luajtur sonte. Më pëlqente mënyra se si kemi luajtur në atë çerek të dytë dhe të tretë. Por mënyra se si përfunduam, kjo është e papranueshme. Por kemi përparësi, duhet të vazhdojmë të shkojmë përpara”, tha LeBron pas ndeshjes.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.