SONTE NISË STINORI I RI NË EUROLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një kohe të gjatë pritje, sonte më në fund nisë stinori i ligës më të fortë të basketbollit në Evropë, asaj të Euroligës.
Në xhiron hapëse të stinorin të ri në Euroligë që luhet sonte dhe nesër, në plan-program për tu zhvilluar janë 9 takime.
Sonte do të luhen 5 ndeshje shumë interesante, ku veçohet derbi i dy skuadrave që sivjet pritet të luftojnë për kurorën e më të mirit në këtë garë, Barcelona-CSKA Moscow, por edhe përballjet e tjera si: Anadolu Efes-Zenit Petersburg, Olimpiakos-Zalgiris Kaunas, Maccabi Tel Avic-Alba Berlin dhe Valencia-Lyon.
Ndërsa, nesër takohen: Khimki Panathinaikos, Fenerbahçe-Crvena Zvezda, Bayern-Olimpia Milano dhe Baskonia-Real Madrid.
Të kujtojmë se stinori 2019/20 i kësaj gare, u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.