Basketboll

RIKTHEHEN TEK FITORET, LAKERS NJË FITORE LARG TITULLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e L.A Lakers e ka fituar duelin e katërt të super-finales së NBA-së, ndaj Miami Heat.

Lakers kanë triumfuar ndaj Heat me rezultat të ngushtë, 96-102, por shumë të vlefshëm në rrugën e tyre për titull kampioni të NBA-së.

Më të dalluarit në këtë fitore shumë të vlefshme për ekipin e Frank Vogel si zakonisht ishin, LeBron James me 28 pikë, 12 kërcime e 8 asiste, si dhe Anthony Davis me 22 pikë, 9 kërcime e 4 asiste.

Tek Heat s’mjaftuan për fitore, Jimmy Butler me 22 pikë, 10 kërcime e 9 asiste, e as Tyler Herro me 21 pikë, 7 kërcime e 3 asiste.

Me këtë fitore, Lakers thellojnë serinë finale të fitoreve ndaj Heat në 3-1 dhe ndeshja e pestë mes skuadrave, luhet më 10 tetor në ora 03:00.

Raporti i detajuar i ndeshjes më vonë…

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.