Basketboll

EDON MAXHUNI DEBUTON ZYRTARISHT ME EKIPIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me nënshtetësi finlandeze dhe prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni e ka nisur edhe zyrtarisht aventurën tek skuadra e re, ”Parnu”.

Plejmejkeri 22 vjeçar, ka debutuar me skuadrën estoneze, ”Parnu” në Ligën e përbashkët, Letoni-Estoni dhe ekipi i tij e ka nisur me fitore stinorin e ri në këtë garë.

Ekipi i Maxhunit ka triumfuar ndaj ekipit letonez, TAL TECH me rezultat të ngushtë, 65-69, por shumë i vlefshëm për ta nisur pozitivisht stinorin e ri.

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni në këtë ndeshje ka luajtur për 26 minuta, duke shënuar 9 pikë, kapur 5 topa në tabelë dhe duke asistuar 4 herë për bashkëlojtarët, duke pasur një performancë solide në debutimin e tij në ndeshjet zyrtare me skuadrën e re.

Të kujtojmë se Maxhuni prej vitesh, luan rregullisht edhe në Kombëtaren FInlandeze.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.