20 MINUTA PËR SPAHIUN NË FITOREN E FENERIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Kenan Spahiu është paraqitur për 20 minuta lojë, në fitoren e Fenerbahçes në Superligën e Turqisë, gjatë ditës së sotme.
Feneri ka triumfuar si vendas, ndaj skuadrës së Fethiye Bld me rezultat të thellë, 113-74, duke ruajtur primatin e liderit në ligën turke.
Basketbollisti i lindur në Prishtinë, Kenan Spahiu në këtë sfidë luajti për 20 minuta për gjigantin nga Stambolli, duke realizuar 5 pikë, 5 asiste dhe 2 kërcime dhe duke pasur një performancë tejet të mirë individuale.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.