Basketboll

OSMANI MË I DALLUARI NË HUMBJEN E BESHIKTASHIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje shqiptar, Erxhan Osmani këtë vikend ka shkëlqyer në Superligën e Turqisë me skuadrën e Beshiktashit edhe pse kjo e fundit humbi ndeshjen.

Ekipi i Osmanit, pësoi humbje të ngushtë në derbin turk nga Galatasaray, 97-89, por që basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Erxhan Osmani shkëlqeu në këtë sfidë në aspektin individual.

22 vjeçari në takimin përballë Gallatës, pati performancë fantastike, ku për 32 minuta lojë, shënoi 27 pikë, kërceu në tabelë 8 herë, por edhe asistioi 2 herë për bashkëlojtarët.

Të kujtojmë se Osmani, sivjet ishte përmendur nga mediat turke si kandidat potencial për draftim, në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA. 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.