Basketboll

KUSH TJETËR PËRPOS TIJ? JAMES MVP I FINALES SË NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Falë performancës së tij fantastike në këtë seri finale, L.A Lakers janë shpallur kampion i NBA-së për stinorin 2019/20 dhe për herë të 17-të në histori të skuadrës.

E paraqitjet spektakolare të LeBron James i janë shpërblyer me çmimin e MVP-së, së finaleve të këtij viti dhe për herë të katërt në total, si çmim individual për të.

James u emërua MVP i finaleve, pasi Los Angjelos Lakers mposhti Miami Heat me rezultat, 106-93 në finalen e gjashtë. Duke vepruar kështu, James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që u emërua MVP i finaleve me tre ekipe të ndryshme. Ai ishte në më të mirën e tij në fitoren e 6-të të finales, duke përfunduar ndeshjen triple-double: 28 pikë, 14 kërcime dhe 10 asistime dhe fitoi MVP-në në finale me një votim unanim prej, 11-0.

MVP-ja e tij e parë erdhi në finale si anëtar i Miami Heat në finalen e 2012-tës. Ai e ndoqi atë me një tjetër finale më 2013 dhe fitoi MVP-në e tij të tretë në finales e 2016-tës, gjersa Cleveland Cavaliers u rikthyen nga një deficit 3-1 në finale për të fituar titullin historik të NBA-së me rikthim.

Duke u drejtuar në këto finale, James u barazua me Kareem Abdul-Jabbar (Milwaukee Bucks, Lakers) dhe Kawhi Leonard (San Antonio Spurs, Toronto Raptors) si lojtarët e vetëm në historinë e NBA që fituan, MVP-në e finaleve me më shumë se një skuadër.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.