Under Header

spot_img

BASKETBOLLI KOSOVAR RIKTHEHET NË AKSION, NESËR NDESHJA E ”PLAY OUT”-IT

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe të gjatë kohore pushim, më në fund po rikthehet edhe basketbolli i Kosovës në aksion.

Këtë të mërkurë do të zhvillohet ndeshja e parë e ”Play-Out”-it ndërmjet AS Prishtinës dhe Trepçës. Takimi do të zhvillohet në palestrën “Don Bosko” nga ora 17:00. Ndërkohë, ndeshja e kthimit zhvillohet të shtunën në Mitrovicë, ku do të përcaktohet se kush do të garojë në elitën e basketbollin në edicionin e ri.

Trepça edicionin e kaluar përfundoi në vendin e shtatë të Superligës, derisa AS Prishtina ishte e dyta në Ligën e Parë dhe do të ballafaqohen në ”Play-Out”.

Kjo ndeshje dhe të gjitha të tjerat në vazhdim do të zhvillohen në masa të rrepta dhe duke respektuar rregullat e anti Covid-19.

Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme