Basketboll

PLLANTAK: JEMI TË MOTIVUAR, PRESIM FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballjen me As Prishtinën në ”Play Out” për Superligë e ka komentuar edhe trajneri kroat i Trepçës, Neven Pllantak.

Në një prononcim dhënë AsistiOnline.com, 57 vjeçari i lindur në Zara të Kroacisë, ka thënë se ekipi i tij është i motivuar për të arritur fitore dhe të mbetet pjesë e elitës, pasi i duhet asaj.

Ne jemi përgatitur qe disa dita ditë, për këto dy sfida edhe pse s’do të jetë e lehtë aspak. Duhet ti qasemi seriozisht kësaj ndeshje dhe në fund, besoj që do të dalim fitues. Ekipi im e di, se në çdo ndeshje ne duhet të jemi shumë të koncentruar dhe sidomos sot dhe të shtunën, ekipin e As Prishtinës duhet ta marrim shumë seriozisht”, u shpreh trajneri i Trepçës.

Sfida e sontme e para për ”Play Out”, ndërmjet As Prishtinës dhe Trepçës, luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën, Art Motion në kanalin Art Sport 1, nr.71.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.