NË NJË SUPER-NDESHJE, CSKA-JA MPOSHT FENERIN PAS VAZHDIMEVE
Prishtinë(AsistiOnline) – CSKA Moska i’a ka shkaktuar humbjen e parë të stinorit në Euroligë, skuadrës së madhe turke, Fenerbahçe.
Rusët e prirë nga greku, Dimitri Itoudis e kanë mposhtur para pak çastesh, Fenerbahçen me rezultat minimal, 77-78 dhe atë pas vazhdimeve, sepse koha e rregullt përfundoi baraz, 69-69.
Më i merituar për këtë super-fitore të CSKA-së, sonte ishte amerikani Will Clyburn që realizoi shënim me faul në çastet e fundit të ndeshjes, ndërsa në aksionin e fundit të vazhdimeve, Lorenzo Brown i Fenerit dështoi në depërtim dhe ndeshja u mbyll me fitues, CSKA-në.
Clyburn me 26 pikë e 6 kërcime, ishte më i miri tek CSKA sonte, por u dallua edhe Mike James me 14 pikë.
Tek Feneri s’mjaftuan për fitore, DeColo me 21 pikë, që doli nga loja para kohës, për shkak të 5 faulave, por u dallua edhe Jarrell Eddie me 18 pikë.
Të dyja ekipet tash, kanë nga 2 fitore dhe 1 humbje dhe vlen të ceket se, Feneri i’a bëri ‘sefte’ sonte.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.