Basketboll

ZALGIRISI S’DI PËR HUMBJE, MPOSHT SKUADRËN E MADHE TURKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Zalgiris Kaunas e kanë vazhduar edhe sonte formën fenomenale në Euroligë.

Skuadra lituaneze e Zalgirisit, ka triumfuar si vendase, ndaj skuadrës së madhe turke, Anadolu Efes me rezultatin e përgjithshëm, 89-73.

Nigel Hayes me 17 pikë e 5 kërcime dhe Lukas Lekavicius me 12 pikë e 5 asiste, u dalluan në këtë fitore të Zalgirisit sonte.

Tek Efesi s’mjaftuan për fitore, Bryant Dunston me 20 pikë dhe Krunoslav Simon me 16 pikë.

Nga 4 ndeshje të zhvilluara në Euroligë, Zalgirisi ka po aq fitore dhe mbetet në krye të kësaj gare, si skuadra e vetme pa humbje, ndërsa vazhdon forma e dobët e Efesit me 1 fitore e 3 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.