Basketboll

KLUBET SHQIPTARE NË ‘ANKTH’, SHTETI SHQIPTAR S’PO JU LEJON NISJEN E AKTIVITETEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadrat shqiptare të basketbollit dhe të Sportit në ambiente të mbyllura në përgjithësi në shtetin e Shqipërisë, janë në hall dhe ‘ankth’ të madh, për shkak se nuk po ju lejohet nisja e përgatitjeve për edicionin e ri.

Madje ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i FSHB-së, Korab Llazani para medieve reagoi për situatën e rëndë në të cilën po kalon basketbollit shqiptar, duke bërë apel që të lejohen klubet sportive të përgatiten për stinorin e ri, gjithnjë duke pasur parasysh faktin se pothuajse të gjitha vendet në Evropë, përfshirë edhe Kosovën tashmë kanë dhënë dritën ‘jeshile’ për rifillim, madje disa prej tyre edhe me spektatorë.

Por, përkundër kërkesave të shumta nga klubet dhe federata, institucionet përkatëse nuk kanë dhënë ende leje, për nisjen e aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura dhe kjo po e vë në telashe edhe Ligën Unike të basketbollit, të krijuar javë më parë nga Shqipëria dhe Kosova.

Në fakt drejtuesit e FBK-së, janë duke e pritur FSHB-në, që të nisë aktivitetet me ekipe dhe të hedhet shorti për edicionin e ri, ngase klubet kosovare, tash e sa javë kanë filluar me përgatitje dhe janë të gatshme për t’a bërë ‘sefte’ kësaj Lige të re dhe të shumë pritur për publikun mbarëshqiptarë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.