Basketboll

PEJA PREZANTON FANELAT PËR EDICONIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ardhjen e kryesisë së re dhe të përkohshme, skuadra e Pejës po vazhdon të mobilizohet në mënyrë profesionale për edicionin e ri.

Gjatë ditës së sotme, drejtuesit e skuadrës pejane kanë prezantuar fanelat për edicionin e ri të cilat pritet ti bartin lojtarët e skuadrës në ndeshjet zyrtare.

Klubi i Pejës poashtu ka potencuar, se së shpejti adhuruesit e skuadrës do kenë mundësi ta porositin fanelën origjinale të klubit të personalizuar, duke kontribuar në zhvillimin e klubit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.