SHUMË NDRYSHIME NË EKIPET ELITARE, PRISHTINA E VETMJA ME 100% VENDORË
Prishtinë(AsistiOnline) – Tash kur jemi afër nisjes së edicionit të ri në basketbollin e Kosovës, shumica e skuadrave nga elita i kanë kompletuar rosteret me të cilat do të përfaqësohen në gara.
Çfarë bije në sy, është numri i madh i basketbollistëve të huaj të cilët do të luajnë edhe sivjet në basketbollin e Kosovës edhe pse në pamje të parë, nuk duken të jenë edhe aq kualitativë.
E zakoni nuk ka ndryshuar, skuadrat kosovare, vazhdojnë politikën e gabuar me lojtarët e huaj, duke nënshkruajtur kontrata afatshkurte me ta dhe më pas, nëse qëllojnë me kualitete largohen nga Kosova shpejtë, drejt ligave të forta evropiane e skuadrat kosovare s’përfitojnë dhe vetëm humbin, siç ka ndodhur sidomos në vitet e fundit.
Skuadra e vetme sivjet në Superligën e Kosovës, që do të luaj krejtësisht me 100% lojtarë vendorë, është Sigal Prishtina që ka vendosur t’ju besojë basketbollistëve tanë, por edhe trajneri do të jetë vendor, bëhet fjalë për perspektivin, Andin Rashica.
Shpresojmë që skuadrat tona, nga tash e tutje të fokusohen në talentët dhe lojtarët vendorë, sepse sa i përket ‘brumit’ vendas jemi shumë keq. Me shumë pak, basketbollistë vendorë cilësorë dhe kjo ndikon direkt negativisht në Përfaqësuesen e Kosovës e cila varet nga vendorët.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.