TREPÇA LIRON NJËRIN NGA PËRFORCIMET E HUAJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Ende pa filluar mirë stinori i ri, skuadra e Trepçës ka ndërhyrë në rosterin e skuadrës për ndryshime për shkak të mos përmbushjes së pritshmërive.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se ‘xehtarët’ me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me plejmejkerin amerikan, Tyresse Williford.
Williford luajti në ndeshjen e parë të ”Play Out”-it me Trepçën, duke realizuar 5 pikë, 3 kërcime, 6 asiste dhe 3 vjedhje topash.
Sigurisht që ekipi mitrovicas, pritet që shpejtë ta gjejë zëvendësimin e lojtarit të huaj të larguar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.