EDHE VËLLAZNIMI LIRON NJË TË HUAJ, PRITET TA ZËVENDËSOJ ME NJË TJETËR
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës e ka liruar një lojtar të huaj, ende pa filluar stinori i ri i garave në basketbollin e Kosovës.
Gjakovarët kanë njoftuar, se kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme me alo-qendrën amerikane, Malik Barnes i cili luante në pozitat 4-5.
AsistiOnline.com ka mësuar se lojtari në fjalë, nuk përmbushi kërkesat e trajnerit, Malinkov dhe klubi u detyrua të mos i ofroi kontratë lojtarit, duke i’a siguruar biletën e rikthimit prej nga ka ardhur.
Vendin e Barnes tek Vëllaznimi, pritet ta zë një lojtar tjetër i huaj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.