JAVA E SUPERKUPËS KOSOVARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Java në të cilën kemi hyrë nga sot, pritet të jetë hapëse për edicionin e ri të garave në basketbollin e Kosovës.
�
Në fakt, sezoni zyrtar nisi me dy ndeshjet e ”Play Out”-it, ku Trepça e siguroi edhe për një stinor vendin në Superligë, por këtë javë luhen ndeshjet e Superkupës së Kosovës, konkretisht nga e mërkura deri të dielën.
Ndeshjet e Superkupës, sivjet do të luhen në një format ndryshe. Pjesëmarrëse do të jenë të gjitha ekipet elite, ndërsa garat do të zhvillohen në katër qytete të ndryshme të vendit. Çerekfinalet e ditës së parë, do të luhen në Gjakovë, ato të ditës së dytë në Prizren. Gjysmëfinalet do të luhen në Suharekë dhe finalja e femrave dhe e meshkujve, luhen në ”Karagaç” të Pejës, vlen të ceket se të gjitha ndeshjet luhen pa shikues dhe nën-masa strikte anti-covid.
Çiftet çerekfinale janë këto:
Sigal Prishtina – Vëllaznimi.
Rahoveci – Trepça.
Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni.
Prizren, Peja – Bashkimi.
Nga ndeshjet e lartëcekura, fillimisht nxirren gjysmëfinalistët dhe më pas finalistët.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.