Basketboll

TRADITA VAZHDON, STREETBALL KOSOVA ME EDICIONIN E 21-TË JU NJOFTON

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër vështirësive që ka sjellur pandemia botërore COVID-19, Shoqata e Streetball Kosovës ka vendosur ta organizojë turneun e përhershëm edhe sivjet.

Edhe pse në një format krejt ndryshe dhe pa shikues nga afër, rrini pa merak sepse organizatorët e garës kanë menduar për ju. Garat do të transmetohen direkt dhe ekskluzivisht në Televizionin nr.1 në vend, Klan Kosova dhe në Platformën më atraktive në vend, Art Motion.

Të shtunën më 24 tetor, tradita vazhdon, edicioni i 21-të i Streetball Kosova vjen n’aksion. Ekipet më të mira për titulin e kampionit, Streetball Kosova 2020 do të luftojnë dhe çmimet fantastike do ti fitojnë.

Përpos garës 3×3, do të jetë edhe gara për ngulitjen më të bukur që, pritet të jetë spektakël në vete.

Natyrisht tërë ky edicion spektakolar, organizohet nën-patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, mbështetur fuqishëm nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës, sponzorë medial, Artmotion dhe Klan Kosova. Sponzorë të artë, banka TEB ShA dhe Vipa Chips.

Sponzorë tjerë të këtij edicioni janë: ADS D – LINE, Sporting dhe natyrisht aty ku ka basketboll, AsistiOnline.com assesi të mungojë dhe ta mbulojë tërë ngjarjen.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.